Juventus po i shet yjet për ta transferuar yllin e madh të Liverpoolit

19:06 | 19 Prill 2019

Juventusi ka hartuar një listë të ngushtë prej gjashtë lojtarësh për të forcuar skuadrën e tyre këtë verë dhe ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është objektivi i parë i zgjedhur nga klubi, sipas Gazzetta dello Sport.

Dyshja e Benficës, Joao Felix dhe Ruben Dias, Samuel Umtiti i Barcelonës dhe italianët Nicolo Zaniolo dhe Federico Chiesa gjithashtu janë të kërkuar nga kampionët e Serie A ,përcjell ORAinfo.

Juventusi planifikon të financojë shpenzimet e tyre të verës me shitjet e Douglas Costa dhe Paulo Dybala dhe gjithashtu mund të sakrifikojë Miralem Pjanic nëse ata marrin një ofertë të konsiderueshme për mesfushorin./ORAinfo/

Komento: