Juventus po ia rrëmben nga duart Interit yllin e madh

00:05 | 27 Korrik 2019

Interi dhe Juventusi janë duke luftuar për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, me nerazzurët të vendosur për të bërë një ofertë të re, përcjell ORAinfo.

Interi tashmë ka pasur disa qasje të lidhura nga Manchester United për sulmuesin belg tw cilwt kwrkojnw rreth 70 milionë euro plus shtesa.

Sky Italia pretendon se Juventusi po shikon gjithashtu mundësinë dhe oferta e tyre mund të përfshijë Paulo Dybala.

Nuk dihet nëse Lukaku do të ishte i hapur për një lëvizje në Juve apo jo. /ORAinfo/

Komento: