Juventus po merr super yllin

22:15 | 02 Maj 2019

Juventusi në parim ka arritur marrëveshje me Diasin.

Qendërmbrojtësi Ruben Dias sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për edicionin e ardhshëm.

Gazeta portugeze “Record” të enjten ka raportuar se Juventusi në parim ka arritur marrëveshje me Diasin kurse skuadrës së Benficas do t’i paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim.

Dias 21-vjeçar, te Juventusi shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.

Ai këtë edicion ka 53 paraqitje për Benfican në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe asistuar tri herë.

Dias ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023 derisa vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Komento: