Skuadra e Juventusit është duke e përgatitur ofertën për lojtarin e Atletico Madridit.
Arsenal do të has në konkurrencë të madhe për Thomas Partey.
Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey, është në listën e dëshirave të Arsenal tash e disa kohë.
Thuhej se lojtari do të transferohet te ‘Gunners’ gjatë kësaj vere, por konkurrenca për të është rritur.
Mediet italiane raportojnë se është skuadra e Juventus ajo që po përgatit ofertën për mesfushorin ganez.
‘Zonja e vjetër’ është gati të ofrojë shërbimet e Douglas Costa apo Federico Bernardeschi për kartonin e Partey.
Atletico Madrid kërkon 50 milionë euro për lojtarin, por Juve dëshiron ta reduktojë këtë shumë.
Mbetet të shihet nëse Arsenal apo Juventus do ta fitojë garën për kartonin e Thomas Partey.