Juventus po rinovon kontratën me yllin e madh

21:56 | 20 Shkurt 2020

Paulo Dybala vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin.

Edhe pse kontrata e tij përfundon në verë, argjentinasi arriti ta bindë Maurizio Sarrin, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip këtë sezon, transmeton ORAinfo.

Ndërkohë, menaxhmenti i Juventus është në bisedime për t’i ofruar një kontratë të re yllit argjentinas duke e dyfishuar pagën e tij.

Me fjalë të tjera, palët po i afrohen një rinovimi dhe ju me siguri mund të thoni që Dybala e ka merituar atë. Por, megjithatë, ai do të duhet të përqendrohet në këtë sezon./ORAinfo/

Komento: