Juventusi planifikon të shesë katër lojtarë për të rinovuar kontratën e Dybalas.
Juventusi e ka bërë prioritet rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas është lojtari i dytë më i rëndësishme në skuadër, pas Cristiano Ronaldos.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2020, derisa negociatat për të nënshkruar një marrëveshje të re kanë filluar.
La Joya ishte kërkuar gjatë gjithë verës së kaluar nga Manchester United, mirëpo kishte bërë të ditur se nuk largohet nga Zonja e Vjetër.
Lojtari fiton aktualisht 7.5 milionë euro nga kampioni i Serie A, ndërsa me kontratën e re mund të shkojë deri në 12 milionë.
La Gazzetta dello Sport raporton se për të ndodhur rinovimi i kontratës së 26-vjeçarit, torinezët planifikojnë të shesin katër lojtarë.
Miralem Pjanic, Gonzalo Higuain, Adrien Rabiot dhe Federico Bernardeschi, janë në listën e largimeve te Juventusi.