Juventus edhe një herë i thotë ‘jo’ Guardiolës për Bonuccin
Sipas mediave italiane, Zonja e Vjetër këto ditë ka refuzuar një tjetër ofertë të Manchester City me Pep Guardiolan që vazhdon të këmbëngulë për mbrojtësin e kombëtares italiane.
Trajneri spanjoll i Citiziens e dëshiron me çdo kusht në Premier League Bonuccin, por vështirë se do t’ia shkëpusë lojtarin që sapo ka mbushur 33-vjeç klubit bardhezi.
Ai është kapiten i Juves dhe me Chiellinin që është në fund të karrierës, Bonucci shihet si shtylla e Zonjës së Vjetër.