Juventus refuzon lojtarin e Barcelonës që u ‘rrit’ në Torino

17:01 | 20 May 2020

Juventus refuzon rikthimin e Vidalit.

Juventus thuhet se ka refuzuar mundësinë për të rikthyer mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, në këmbim të Miralem Pjanic.

Sipas Calciomercato, Barcelona ka ofruar Vidalin si një përpjekje të fundit, për të bindur Juventusin për të hequr dorë nga mesfushori boshnjak.

Sidoqoftë, kampionët e Serie A kanë hedhur poshtë këtë mundësi, duke i hapur rrugën Interit për Vidal.

32 vjeçari kaloi katër sezone të jashtëzakonshme te Juventus mes viteve 2011 – 2015, duke fituar katër herë titullin e Serie A.

Barcelonës tash duhet të provojë një alternativë të re për të bindur Juventusin, ndoshta duke ofruar një shumë të madhe parash për Pjanic.

Komento: