Juventus nuk i ka humbur shpresat për Suarez.
Federico Cherubini, shef i transferëve i skuadrës italiane, bëhet me dije që ata do të punojnë për të nënshkruar me sulmuesin
Luis Suarez nuk është ftuar në listën e Barçës për miqësoren e tyre të parë parasezonale me Nastic de Tarragona, një shenjë që tregon se e ardhmja e tij nuk pritet që të jetë në fanellën e Barcelonës.
Uruguaini kishte një ofertë nga Juventusi në Torino, por ajo po shtyhet për shkak se ai nuk ka ende pasaport italiane në Serie A, një gjë që nuk duket se i shqetëson liderët e klubit italian nëse bazohemi në fjalët e fundit të Cherbini që ka thënë se nënshkrimin mund ta bëjnë edhe pa këtë gjë.
“Sulmues i ri në qendër? Ne po punojmë këtë. Nëse jemi optimis për Suarez? Gjithmonë ka shpresë”, ka thënë Cherubini në një deklaratë për portalin Calciomercato.
Kështu që, Juventus po vazhdon të besoj që do ta transferojë Suarezin pavarësisht pengesave burokratike që mund të dalin në transferimin e uruguaianin, pasi që duhet ta përfundojë provimin e italishtes për pasaportën.