Paredes i bashkohet Juventusit
Është pasuruar lista e mesfushorëve të Juventusit. Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit.
Argjentinasi vjen në “Allianz Stadium” si huazim nga Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.
I lindur në San Justo, Argjentinë, më 29 qershor 1994, Paredes kthehet në Itali pas pesë sezonesh të kaluara larg Serisë A.
Karriera e tij filloi në vendlindjen e tij, me fanellën e Boca Juniors: debutimi në ekipin e parë në moshën 16-vjeçare, më pas 30 paraqitje dhe 5 gola të shënuar.
Për ta sjellë për herë të parë në Itali është Chievo Verona, më pas kalimi në Romë, huazimi te Empoli dhe rikthimi, si protagonist, te Giallorossi.