Juventusi do të shfrytëzojë të gjitha burimet e tyre për të nënshkruar me Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio, duke shitur Adrien Rabiot për të ngritur fonde, shkruar La Gazzetta dello Sport.
Mesfushori është synim për kohë të gjatë i Bardhezinjve, për disa vite tashmë, por Shqiponjat e Romës kanë qenë gjithmonë hezitutuese për ta shitur atë, sidomos një rivali direkt të Serie A.
Gjendja e tij ka ndryshuar për shkak se kontrata e tij pritet të skadon në qershor të vitit 2024 dhe negociatat për një zgjatje të kontratës së serbit kanë hasur në probleme.
Gazzetta dello Sport shkruar që drejtori Federico Cherubini është takuar me agjentin e serbit, Mateja Kezman pas ndeshje së Serie A që Juventusi e fitoi kundër Lazios në Torino.
Thuhet që Juve dëshiron që ta shesë Rabiotin në janar për të ngritur fonde dhe të lirohet pak nga paga e tij e madhe, në mënyrë që ta financojë arritjen e Milinkovic-Savic.
Ata u përpoqën që ta shesin Rabiot edhe gjatë verës te Manchester United, por marrëveshja u prish për shkak të kërkesave për pagë të lartë të francezit.
Janari është i vetmi opsion për ta shitur Rabiotin, pasi që kontrata e tij me skuadrën nga Torino skadon në fund të sezonit.
Raporti po ashtu thekson që Juventusi do të përpiqet ta bind Milinkovic-Savic që t’i zgjedh ata para ofertave lukrative të skuadrave tjera, duke përdorur të njëjtën taktikë që funksionoi për ta blerë Dusan Vlahovicin nga Fiorentina.