
Lucas Torreira ka qenë i huazuar për dy sezone radhazi. Arsenali e dërgoi fillimisht te Atletico dhe më pas te Fiorentina.
Sezoni i tij i mrekullueshëm si lojtar i Fiorentinës i ka dhënë atij besimin e Mikel Artetës. “Mirror” pretendon se nuk do të ketë më lëvizje huazimi për uruguaianin. Në parim, ai do të kishte një vend në Arsenal për sezonin 2022-23, përcjell ORAinfo.

Tregu është i hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Në Itali, Torreira ka një reputacion shumë të mirë dhe sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Juventusi është i interesuar për mesfushorin.
Torreira ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023. Mbetet për t’u parë se çfarë i pret e ardhmja. Nëse edhe një herë, Anglia vendos ta lërë të largohet, Seria A do ta mirëpresë atë për një sezon tjetër./ORAinfo/