Sensacioni i Premierligës pranë transferimit në Serie A.
Juventus janë të interesuar për transferimin e Raul Jimenez të Ëolves, për të forcuar sulmin e tyre për sezonin e ri.
Calciomercato raporton se ‘Zonja e Vjetër’ po përgatitet për ndryshime në pjesën ofensive për sezonin e ri, duke mos qenë të kënaqur me lojtarët që kanë në dispozicion, përcjell lajmi.net.
Liderët e Serie A kanë kthyer vëmendjen drejt yllit nga Meksika me rekomandimin e agjentit Jorge Mendes, pasi nuk arritën të gjejnë një marrëveshje me Interin për Mauro Icardin, që u shit përfundimisht te PSG.
Një lojtar tjetër që pëlqehej nga Juventus ishte edhe Arek Milik i Napolit, por çmimi që i ka vendosur Aurelio de Laurentiis lojtarit, duke i lartë për kampionët e Italisë.
Por, edhe transferimi i mundshëm i Jimenez nuk do të jetë i lehtë, me Ëolves që po kërkon për lojtarin deri në 60 milionë euro.