Juventus s’ka të ndalur, pranë transferimit të yllit të Bayern Munich

10:43 | 02 Mars 2021

Juventus pranë transferimit të yllit të Bayern Munich.

Duke u bazuar në atë se çfarë shkruajnë mediat italiane, Juventus është shumë pranë transferimit të yllit të Bayern Munich, Corentin Tolisso.

Mesfushori nuk është se është i pazëvëndësueshëm nga Hansi Flick dhe këtë verë një largimi i tij nga Allianz Arena është shumë i mundur të ndodhë.

Tolisso ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2022 dhe kjo gjë mund të shtyjë bavarezët për ta larguar atë nga skuadra në mënyrë që të përfitojnë ndonjë shifër të caktuar parash.

Bayern për transferimin e tij pas 4 sezonesh pagoi plot 41 milionë euro nga skuadra e Lyon kështu që presin shitjen e tij me një çmim përafërsisht të tillë.

Komento: