
Juventusi nuk e ka ndërmend të ndalet.
Juventus dërgoi edhe një herë skautë për të parë sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele teksa peshojnë një lëvizje për ish-lojtarin e Celtic, raporton L’Equipe,përcjell ORAinfo.

Corriere Torino, Corriere Dello Sport dhe L’Equipe të gjithë raportojnë se Juve ishin të pranishëm për të vëzhguar 23-vjeçarin me sugjerimin që Bianconeri e kanë ndjekur atë për ca kohë.
Bianconerët janë në kërkim të një sulmuesi tjetër duke pasur parasysh që interesi i tyre për sulmuesin e Interit Mauro Icardi thuhet se është zbehur, megjithatë Dembele pritet të kushtojë më shumë se 30 milion euro./ORAinfo/