Juventus synon ta mposht Bolognan me këtë formacion

20:21 | 19 Tetor 2019

Publikohet formacioni i Juventusit në ndeshjen kundër Bolognas.

Juventusi dëshiron ta vazhdojë edhe në xhiron e tetë të këtij sezoni të ri të Serisë A ecurinë mbresëlënëse që e ka shfaqur deri më tani e me të cilën e ka siguruar pozitën e parë në tabelën e ligës elitare të futbollit në Itali.

Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Allianz” do të zhvillohet përballja mes liderit të Serisë A, Juventusit, dhe klubit të radhitur në pozitën e dhjetë, Bolognas, raporton Gazeta Express.

Përderisa Juventusi i ka fituar katër ndeshjet e fundit radhazi në Serie A, Bologna s’ka arritur të sigurojë fitore që katër ndeshje. E në anën tjetër, Juventusi s’është mposhtur që dhjetë ndeshje.

Juventusi ka statistika më të mira edhe në përballjet e drejtpërdrejta me Bolognan, duke siguruar fitore në shtatë ndeshjet e fundit mes këtyre dy klubeve e s’është mposhtur që 16 ndeshje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Juventus:

Bologna: Pas Pak

Komento: