Juventusi është duke insistuar për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Thomas Partey, shkruan “Calciomercato”.
Atletico mendon ta shesë 27-vjeçarin, por vetëm nëse ofrohen 50 milionë euro.
Mirëpo, Juventusi planifikon të ofrojë Federico Bernardeschin apo Douglas Costan në shkëmbim për të reduktuar shifrën e dëmshpërblimit.
Ganezi ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2023.