Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën në Juventus.
Sky Sports në Britani raporton se Ramsey do të përfundojë transferimin e tij në Juventus pas Supercoppa më 16 janar, përcjell ORAinfo.
28-vjeçari ishte në gjendje të negociojë një kontratë para-kontraktuale me Bianconerin pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në Arsenal.
Uellsani pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër, me vlerë 40 milion eurove, përpara se të shkojë në Torino në korrik.
Juventusi Ramseyn e sheh si një lojtarë idela për të freskuar skuadrën. /ORAinfo/