Juventus të dielë e prezanton super lojtarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventus të dielë e prezanton super lojtarin

15:58 | 10 Janar 2019

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën në Juventus.

Sky Sports në Britani raporton se Ramsey do të përfundojë transferimin e tij në Juventus pas Supercoppa më 16 janar, përcjell ORAinfo.

28-vjeçari ishte në gjendje të negociojë një kontratë para-kontraktuale me Bianconerin pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në Arsenal.

Uellsani pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër, me vlerë 40 milion eurove, përpara se të shkojë në Torino në korrik.

Juventusi Ramseyn e sheh si një lojtarë idela për të freskuar skuadrën. /ORAinfo/

Komento: