Juventus teston vetn me dy miqësore të mëdha, kundër Arsenalit dhe Barcelonës

16:48 | 17 Nëntor 2022

Juventusi organizon dy miqësore, kundër Arsenalit dhe Barcelonës.

Juventusi i Massimiliano Allegrit do të këtë dy përballje miqësore kundër Arsenalit dhe Barcelonës gjatë javës së gjashtë të pushimit për shkak të Botërorit

Me rrethin e fundit të ndeshjeve në Serie A që u luajt vikendin e kaluar, liga italiane ka filluar pushimin gjashtë javor për shkak të Botërorit të Katarit, duke i dhënë mundësi klubeve italiane që të marrin pak frymë pas një fillimi të zënë të sezonit dhe t’ju rikuperohen lojtarët. Një numër i madh i skuadrave po planifikojnë stërvitje muajin e ardhshëm dhe kanë organizuar miqësore.

Siç ka shkruar sot Gianluca Di Marzio, Juventusi do të organizojë miqësore me Arsenalin më 17 dhjetor në Londër dhe Barcelonën më 12 dhjetor në Torino.

Dy ndeshjet bën që Allegri t’i mbajë të bashkuar lojtarët të cilët nuk kanë udhëtuar për në Katar për Botëror dhe në gjendje të mirë fizike para se të luajë në Serie A më 4 janar. Juventusi ndeshjen e parë pas pushimit e ka me Cremonesen.

Milani po ashtu do të luajë një miqësore kundër Arsenalit në Dubai më 13 dhjetor.

Komento: