Juventus transferon objektivin e Interit

17:56 | 19 Nëntor 2021

Agnelli transferon objektivin e Interit.

Kësaj rradhe Beppe Marotta nuk u tregua më i shkathët sesa të tjerët pasi presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është pranë për ta mposhtur atë në merkato.

Bëhet fjalë për bomberin e Pisa-s, Lorenzo Lucca i cili ka ngritur në këmbë shumë skuadra të mëdha në Serie A.

Sulmuesi i cili luan në Serie B në 12 ndeshje ka arritur që të tundë rrjetën 6 herë dhe ka muaj që po vëzhgohet nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

Tuttosport bën të ditur që tashmë negociatat kanë filluar në formë intenzive dhe Inter nuk po shihet më si favorite për të siguruar shërbimet e njërit prej talenteve më të mëdhenj në Apenine.

Komento: