Juventus konfirmon përforcimin e ri, është talenti kosovar.
Juventus është përforcuar me një djalë të ri nga Baseli, si pjesë e operacionit që solli Kaly Sene në Zvicër
Bëhet fjalë për talentin kosovar Albian Hajdari, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe përfaqëson Zvicrën U17, duke bërë pesë paraqitje në total, përcjell lajmi net.
Lindur në Binningen, afër Bazelit, Hajdari është një mbrojtësi mjaft i fuqishëm dhe luan me këmbën e majtë.
Këtë sezon, ai luajti 10 ndeshje me Basel U18.
Te Juventusi, Albian Hajdari do të luajë për ekipin e të rinjve Primavera.
17-vjeçari mund të jetë një ‘xhevahir’ i së ardhmes për Kombëtaren e Kosovës, e cila duhet të angazhohet më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij.