Juventusit i është ofruar sulmuesi i krahut të Wolves Adama Traore nga Jorge Mendes, sipas calciomercato.com, por ata mund ta blejnë atë për 70 milionë euro.
Trajneri i ri, Andrea Pirlo ka thënë se dëshiron të luajë më sistemin 4-3-3 dhe Traore do të ishte ideal për krahun e djathtë të treshes sulmuese.
Ai në mënyrë efektive do ta zëvendësonte Douglas Costan, i cili është në bisedime me Manchester United për një kalim tutje.
Calciomercato shkruan që agjenti i tij Mendes, i cili ka lidhje të forta me të dyja klubet, e ka propozuar Traoren në Juventus.
Megjithatë, çmimi që i është propozuar besohet se është 70 milionë euro për 24 vjeçarin, i cili sezonin e kaluar ka shënuar gjashtë gola dhe 12 asiste në 54 ndeshje për Wolverhampton Wanderers.
Bardhezitë mund të arrin këtë shumë duke shitur dyshen Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi, por ata përballen me garë nga Liverpool dhe Manchester City për sulmuesin.