Juventus vë në shënjestër yllin e Man City

21:45 | 01 Mars 2020

Juventus po shpreh interesim për yllin e Manchester City.

Dënimi i Manchester Cityt me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve mund të bëjë që shumë yje të largohen nga kjo skuadër.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është edhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus.

Reprezentuesi brazilian është objektivi kryesor i kampionëve të Italisë, Juventusit për repartin ofensivë.

Mediat italiane kanë raportuar se tanimë drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici ka qenë në Angli dhe ka pasur një takim me brazilianin dhe agjentin e tij.

22-vjeçarit i pëlqen ideja të luaj për Juventusin dhe nuk e ka mohuar transferimin te kampioni italian.

Juventus tani duhet ta bind Cityn që të heqë dorë nga ylli i tyre, por për të arritur deri te Jesus, Zonja e Vjetër duhet të shpenzojë së paku 70 milionë euro.

Jesus këtë edicion është paraqitur në 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 18 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Komento: