Juventus vendos përfundimisht për të ardhmen e De Ligt

12:00 | 17 Shkurt 2022

Juventusi i vendosur ta mbajë De Ligtin

Matthijs De Ligt është lakuar shumë kohët e fundit, sidomos që pas deklaratës së Mino Raiola që u shpreh se holandezi është gati për një hap tjetër.

Të gjithë e lexuan si një sinjal largimi nga Juventusi dhe në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit janë vënë klube si Barcelona, PSG dhe Chelsea.

Kjo situatë e krijuar ka vënë në lëvizje Juventusin, që sipas Tuttosport po mundohet të nënshkruajë kontratën e re me De Ligt.

Aktualja i përfundon më 30 qershor 2024 dhe gazeta më bazë në Torino shkruan se holandezi mund ta zgjatë edhe me një vit marrëveshjen.

Nëse kjo ndodh, për mbrojtësin do të ketë rritje page dhe ulje të klauzolës së largimit në 120 milionë euro.

Komento: