Juventus vendos përfundimisht për të ardhmen e Moratës

12:47 | 10 Mars 2022

Juventusi duan ta mbajnë në ekip sulmuesin Alvaro Morata, i cili është i huazuar në Itali nga Atletico Madrid.

Juventusi dëshirojnë ta mbajnë Alvaro Moratan edhe më tej në ekip, pasi huazimi i tij te Juve nga Atletico Madrid përfundon në qershor.

Drejtuesit e ekipit nga Torino janë të lumtur me perfomancën e sulmuesit spanjoll dhe duan ta blejnë kartonin e tij.

Lidhur me qëndrimin te Juve u shpreh edhe Morata, i cili tha se nëse do ishte në dorën time do qëndroja këtu.

“Nëse do ishte në dorën time, do të qëndroja përgjithmonë këtu”, ishin fjalët e Moratas.

‘Zonja e Vjetër’ kanë paguar 20 milionë euro për huazimin e sulmuesit, nëse e duan kartonin e tij do duhet të paguajnë edhe 35 milionë euro të tjera Atletico Madridit.

Sipas ‘Corriere dello Sport’ do t`i ofrojnë ekipit nga Spanja 15 milionë euro për Moratan, pasi nuk duan të investojnë më shumë për të.

Mbetet të shihet a do arrihet marrëveshje mes klubeve, pasi lojtari e dëshiron qëndrimin në Itali.

Komento: