Juventus vihet pas talentit 17-vjeçar

21:37 | 22 Shkurt 2020

Juventus është interesuar të sjellë talentë të rinj në skuadër.

Tomas Esteves, që në prill mbush 18 vjeç, është një nga talentet e fundit të dalë nga Porta dhe në gjurmët e tij është vënë Juventus-i.

Sipas SKy-it, bardhezinjtë shikojnë te mbrojtësi i ri i krahut një objektiv të mundshëm për të ardhmen.

I lindur në 2002-shin, Esteves ka qenë një nga më të mirët e Dragoes që në sezonin 2018-19 kanë arritur të fitojnë Youth League.

Aktualisht, ai luan rregullisht me ekipin e dytë të Porto-s dhe është në pritje për të bërë hapin e madh.

Komento: