Juventus vjen me transferim “bombastik” nga Anglia

15:01 | 12 Gusht 2019

Juventus janë duke përcjellë mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen me shpresën për ta nënshkruar atë në një transferim të lirë verën e ardhshme kur kontrata e tij skadon.

Daily Mail raporton se kampionët në Serie A, përkundër transferimeve të mëdha që kanë bërë, në planet e tyre mbetet edhe Eriksen, përcjell ORAinfo.

Eriksen u lidh me një transferim te Manchester United përpara afatit të transferimit të javës së kaluar por raportohet të ketë thënë se zgjedhja e tij e preferuar është Real Madrid./ORAinfo/

Komento: