Juventus vjen me transferim “bombë” nga Milani

19:43 | 02 Korrik 2019

Donnarumma mund të përfundojë te Juventusi.

Juventus nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e kësaj vere. Bardhezinjtë deri më tani kanë siguruar shërbimet e Ramsey dhe Rabiot me parametra zero, ndërkohë që janë në detajet e fundit për De Ligt dhe Buffon, të cilët mund të zyrtarizohen shumë shpejtë.

Gjithsesi plani i drejtuesve të ekipit torinez duket se është për të ndërtuar një ekip të frikshëm nën drejtimin e Sarrit. Sipas gazetës “Repubblica”, ka rilindur ideja për të rrëmbyer portierin e Milanit, Gigi Donnarumma.

Drejtuesit e “Zonjës” kërkojnë të sjellin në Torino, portierin e talentuar italian dhe të blindojnë portën, për vitet e ardhshme. Szczesny mund të përfundojë te PSG-ja, Perin te Milani dhe Juventusi ia besojë portën e saj “Donnarumma-s, edhe pse do të rikthehet Buffon.

Komento: