Juventus vjen me transferim “bombë” nga Seria A

20:00 | 09 Qershor 2019

Gjatë javës, Fabio Paratici u takua me Claudio Vigorelli, agjent i Nicolo Zaniolos.

Nuk është mister se Bianconerët janë të interesuar për italianin e ri dhe e kanë komunikuar këtë me agjentin e lojtarit dhe Paratici e ka thënë këtë disa muaj më parë,përcjell ORAinfo.

Juve po e mbajnë në vëmendje këtë situatë dhe nuk e kanë harruar atë. Deri më sot, nuk ka negociata zyrtare.

E ardhmja e Nicolo Zaniolo është plotësisht nën kontrollin e klubit nga kryeqyteti. Giallorossi janë të qetë për të dhe aktualisht janë të fokusuar në finalizimin e një marrëveshjeje për trajnerin Fonseca. Pas kësaj, klubi do të studiojë gjithashtu të ardhmen e yllit të tyre të mesit.

Rinovimi i tij do të jetë prioritet në ditët në vijim. Romët nuk kanë ndërmend ta shesin atë. Megjithatë, nëse ata ndryshojnë mendjen dhe e vënë Zaniolon në treg për shkaqe buxhetore ose për shkak të vullnetit të lojtarit për t’u larguar, atëherë Juventusi me siguri do të jetë në vijën e frontit. /ORAinfo/

Komento: