Juventus vjen me transferim të çmendur nga Seria A

21:09 | 06 Korrik 2019

Juventus janë vendosur për të nënshkruar yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, raporton Daily Star.

Në anën tjetër edhe Daniel Levy i Tottenhamit është i vendosur të kompensojë kohën e humbur në tregun e transferimeve këtë verë dhe menaxheri i tij Mauricio Pochettino është një tifoz i madh i Zaniolo, i cili ka regjistruar gjashtë gola dhe dy asistime në 36 paraqitje të sezonit të kaluar, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, 20-vjeçari italian është gjithashtu në radar të Juventusit, i cili mund të përdorë Gonzalo Higuain si karrem në ndonjë marrëveshje potenciale./ORAinfo/

Komento: