Juventusi tashmë edhe zyrtarisht e ka bërë largimin e Medhi Benatias.
Juventusi dhe klubi nga Katari kanë arritur marrëveshje në vlerë 10 milionë euro për qendërmbrojtësin maroken.
Benatia i bëri 59 paraqitje për bardhezinjtë gjatë një qëndrimi dyvjeçar e gjysmë në Torino, duke i fituar dy tituj të Serisë A dhe duke arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, 31-vjeçari e humbi vendin e titullarit në Juve pas rikthimit të Leonardo Bonuccit verën e kaluar.
Marokeni do të zëvendësohet nga Martin Caceres, i cili tashmë i ka kaluar testet mjekësore me Juven.