Juventusi dhe Interi duan të “vjedhin” yllin e Milanit

17:45 | 22 Tetor 2020

Juventusi dhe Interi e duan yllin e skuadrës së Milanit.

Mediet italiane pretendojnë se Juventusi dëshiron të “vjedhë” Hakan Chalhanoglu nga radhët e Milanit.

Lojtari i kombëtares turke ka kaluar kohët e fundit në një formë fantastike dhe është lojtar kryesor për Rossonerët, por problemi për Milanin është që kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Milani dëshiron ta mbajë atë në ”San Siro” me çdo kusht dhe tashmë kanë filluar negociatat me agjentin e tij, por të dy palët janë larg marrëveshjes.

Situata po monitorohet nga afër nga Inter dhe Juventus, të cilët janë të gatshëm të përmbushin kërkesat financiare të Chalhanoglu dhe ta sjellin atë si një agjent i lirë në verë.

Milani do të përpiqet me çdo kusht të shmangë një skenar të tillë, dhe nëse lojtari nuk nënshkruan një kontratë të re deri në janar, ai mund të shitet.

Komento: