Juventusi dhe Interi ndahen baras

23:21 | 04 April 2023

Mbyllet mes tensioneve dhe kartonëve të kuq gjysmëfinalja e parë, Juventusi dhe Interi ndahen baras.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Juventusit dhe Interit ka përfunduar baras, duke mbetur kështu gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.

Derbi italian në Kupën e Italisë përfundoi me rezultatin 1:1. Ndeshja u zhvillua në “Allianz Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Juan Cuadrado (83’) shënoi për epërsinë e “Zonjës së Vjetër”, që u duk se po merrte fitoren e parë.

Por, mysafirët fituan një penallti në fundin e ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi Romelu Lukaku (90+4’).

Pas këtij goli u tensionua situata, pasi sulmuesi belg provokoi tifozët vendasë.

Mes futbollistëve pati përplasje pastaj, me ç’rast gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Lukakun, por edhe Cuadradon.

Pasi fishkëlleu për fundin e ndeshjes, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq edhe Samir Handanovicin, që gjithashtu shkaktoi një përplasje me vendasit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 26 prill, në “Guiseppe Meazza”.

Komento: