Sandro Tonali është talenti i cili është bërë shumë i kërkuar.
Pas Juventusit dhe Interit, është tani edhe skuadra e Milanit që ka hyrë në garë për shërbimet e 18 vjeçarit.
Mesfushori që po cilësohet një ‘Pirlo’ i ri për Italinë, ka marrë vëmendjen e shumë agjentëve pas paraqitjeve të mira me Brescian në Serie B.
Calciomercato shkruan se Juventus është në avantazh për të fituar garën për Tonali, por Milan së fundi është paraqitur aty, për të provuar mundësitë e tyre.
Tonali është pjesë e Brescia që nga viti 2017, dhe në 46 paraqitje ka shënuar katër gola.