Juventusi -Douglas Costan, po ndodh ajo që nuk pritej

20:55 | 28 Shkurt 2019

Douglas Costa mund të largohet nga Juventus.

Sulmuesi brazilian, Douglas Costa mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Anësori nuk ka arritur të tregojë formën e tij të viteve të kaluara këtë edicion dhe kjo gjë nuk po i pëlqen klubit bardh e zi.

Mediat italiane kanë raportuar se kampioni në fuqi i Italisë po e shqyrton mundësin ta shesë Costan në verë.

Manchester United ka tri vite që po tenton transferimin e lojtarit por një gjë të tillë nuk ka arritur ta bëjë deri më tani.

Juventus synon që të futet në bisedime me Djajtë e Kuq për një shkëmbim të mundshëm mes Costas dhe Lukakus.

Zonja e Vjetër është gati ta ofrojë Douglas Costan dhe 30 milionë euro për ta marrë Lukakun nga United.

Por në rast se Djajtë e Kuq nuk e pranojnë këtë ofertë, atëherë Juventus do të kërkojë një skuadër që paguan kartonin e Costas.

Skuadra nga Torino e vlerëson yllin e tyre rreth 50 milionë euro.

Gjithsesi përveç Manchester Unitedit, në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra tjetër angleze Arsenal.

Costa më parë në Evropë përveç Juventusit ka luajtur edhe për Bayern Munichun dhe Shakhtar Donetskin

Komento: