Juventusi e do Icardin, por tri skuadrat e mëdha duan ta ndalojnë këtë transferim

20:44 | 15 Gusht 2019

Juventusi është i interesuar për lojtarin e Interit.

Interi, Napoli dhe Roma është raportuar sot se kanë formuar një aleancë anti-Juventus që do ta ndalon Zonjën e Vjetër për të nënshkruar me Mauro Icardin

Sipas Corriere dello Sport, tri skuadra kanë krijuar një “front të bashkuar” që të ndalojnë kalimin e Icardit në Juve.

Gazeta ka shkruar se sulmuesi duhet të ndjek vetëm tri rrugë, njëra është që argjentinasi ti bashkohet Napiolit, Arkadiusz Milik të shkojë në Romë kurse në fund Interi ta merr Edin Dzekon.

Megjithatë, kjo mund të ndodh vetëm nëse Icardi bën hapin e parë dhe nënshkruan kontratë për skuadrën nga Napoli.

Po ashtu Nerazzurri planifikon që të fus një klauzolë që e ndalon Napolin për ta shitur atë në Juventus, por thuhet se 26 vjeçari preferon një kalim në Torino.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici as nuk e ka konfirmuar as nuk e ka mohuar interesin e klubit të tij për Icardin dje.

Komento: