Juventusi e do me ҫdo kusht Icardin, është gati të bëjë ‘çmendurinë’ për të

12:32 | 27 Prill 2019

Duket se skuadra e Juventusit e do me ҫdo kusht lojtarin e Interit, Mauro Icardin.

Është raportuar se Juventus po konsideron t’i ofrojë njërin nga lojtarët si Paulo Dybala, Gonzalo Higuain ose Joao Cancelo dhe një shumë parash për Mauro Icardin.

Sipas ‘La Repubblica’, mundësia e ndonjë lëvizje të mundshme mund të diskutohet sonte pas ndeshjes ‘Derby dItalia’ mes dy skuadrave në ‘San Siro’.

Në anën tjetër, ‘Calciomercato’ raporton se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, do të dëshironte të sillte në Torino argjentinasin, por i di problemet që mund t’i paraqiten për të bindur Interin.

Mauro Icardi pritet të jetë lojtari më i diskutuar këtë verë në Serie A, ku pas problemeve me drejtuesit e Interit nuk përjashtohet largimi i tij

Komento: