Juventusi ka shënuar fitore në derbin e madh të javës së 27-të në Serie A, duke e mposhtur Interin minimalisht 0:1.
Interi hyri në këtë duel si favorit, shto këtu që ndeshja luhej në stadiumin e tyre.
Megjithatë, “Zonja e Vjetër” arriti të kalonte në epërsi në minutën e 23-të kur Filip Kostic realizoi.
Më pas, Interi mori iniciativën, megjithatë nuk arriti të shënonte as golin e barazimit.
Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, shtatë pikë më pak se Milan që mban pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Interi gjendet në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë të grumbulluara.