Juventusi ka triumfuar në derbin e javës së nëntë në Serie A ndaj Milanit.
“Zonja e Vjetër” mposhti në udhëtim Milanin me rezultat minimal 0:1, në kuadër të elitës së futbollit italian.
Pjesa e parë nuk pati gola, por pati një episod që i dha kahje tjetër përballjes.
Malick Thiaw u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në Kean në minutën e 40-të të ndeshjes.
Mysafirët morën iniciativën në pjesën e dytë dhe arritën të shënonin golin e fitores në minutën e 63-të.
Ishte Locatelli që shënoi një super gol nga distanca për t’ia dhënë tri pikë të arta skuadrës së tij.
Kjo fitore e dërgon Juventusin në kuotën e 20 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Milani dhe dy më pak se Interi që prin në renditjen tabelare.