Juventusi e ka gjetur zëvëndësuesin e Dybalas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi e ka gjetur zëvëndësuesin e Dybalas

11:32 | 10 Shkurt 2019

Isco ose James Rodriguezin, janë dy opsionet e Juventusit për zëvëndësues të Dybalas.

Raportohet se Real Madridi është duke synuar ta transferojë argjentinasin Dybala verën që vjen dhe Juventusi është i hapur për ta shitur atë, por vetëm nëse i jepet mundësia ta zëvendësojë atë me një yll nga klubi spanjoll.

Për Juven është raportuar se e dëshiron Iscon, i cili është duke kaluar momente të vështira në Madrid dhe si pasojë synon të largohet në verë.

Megjithatë, tani thuhet se bashkëlojtari i tij, James Rodriguez, është po ashtu objektiv i italianëve, pasi huazimi i tij në Bayern Munich nuk ka shkuar mirë.

Komento: