Juventusi e ka nisur me fitore Ligën e Kampionëve.
Juventusi e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve ku e ka mposhtur me rezultat 0-2 në Kievë, Dinamo Kievin. Morata ishte yll i kësaj mbrëmje pasi që shënoi të dy golat për Juventusin
Juventusi e ka nisur me fitore Ligën e Kampionëve duke e mundur me rezultat 0-2 Dinamo Kievin.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me Juventusin që e dominoi takimin por që nuk arriti që të shënoi gol.
Pjesa e dytë nisi furishëm, me Juventusin që do të shënonte që në minutat e para të saj.
Një goditje të Aaron Ramsey në minutën e 46 nuk mundi ta pret portieri e ku topin e devijuar e shndërron në gol Alvaro Morata.
Juventusi vazhdon dominimin dhe shënon edhe golin tjetër në minutën e 84-të, ku përsëri ishte golashënues Morata.
Pas kësaj ndeshje Juventus prin me 3 pikë në Grupin G, s’paku deri në përfundimin e ndeshjes Barcelona-Ferencevaros.