Juventusi ia jep lajmin katastrofal Milanit

15:00 | 25 Mars 2019

Juventusi është në bisedime me Mino Raiola për të zgjeruar kontratën e Moise Kean, raporton Tuttosport.

Marrëveshja aktuale e 19-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe Zonja e Vjetër dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në klub sa më shpejt të jetë e mundur përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës me bazë në Torino, Juventusi shpreson se Kean do të pranojë të nënshkruajë një kontratë shtesë edhe pse AC Milan dhe Ajax janë të interesuar fort për ta nënshkruar atë.

Juventusi mund ta shesë Kean në verë nëse lojtari refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re. Ndërkohë, Mario Mandzukic është gati të nënshkruajë një kontratë me klubin deri në vitin 2021./ORAinfo/

Komento: