Vjen përgjigja e Romës, pasi Juventusi ia ofroi 4 lojtarë për yllin e skuadrës.
Juventusi ka marrë përgjigje negative nga Roma për ofertën ndaj Nicolo Zaniolos.
Tuttsport shkruan se drejtori sportiv i italianëve, Fabio Paratici, u ka propozuar verdhekuqve që të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi për lojtarin.
Drejtuesit e Romës e kanë hedhur poshtë menjëherë një mundësi të tillë, sepse ata duan të përfitojnë në aspektin ekonomik.
Kryeqytetasit duan rreth 60 milionë euro për kartonin e futbollistit të talentuar nga Italia.
Juvja ishte gati që përfshinin Rolando Mandragora, Daniele Rugani, Federico Bernardeschi dhe Cristian Romero për djaloshin e artë.
Një mundësi e tillë nuk do të merret parasysh, sepse Roma do vetëm para për Zaniolon.