Juventusi interesohet për transferimin e yllit të Chelseat

12:28 | 14 Nëntor 2023

Benoit Badiashile është transferuar me shumë bujë në afatin kalimtar të janarit te Chelsea, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë në Londër

.

Chelsea ka paguar 38 milionë euro për transferimin e tij nga Monaco, por francezi këtë edicion ka vetëm një ndeshje të zhvilluar, pasi në disa mungoi shkaku lëndimi dhe në disa ndeshje të tjera qëndroi në bankë duke mos u preferuar nga Mauricio Pochettino.

Largimi i tij nga Chelsea në afatin kalimtar duket mëse i mundshëm, pasi Badiashile synon të ketë më shumë minuta për të marrë një ftesë nga Franca për Euro 2024.

Juventusi është duke e përcjell situatën e francezit dhe është interesuar për transferimin e tij.

Zonja e Vjetër kërkon ta përforcojë repartin defensivë dhe trajneri Massimiliano Allegri e pëlqen qendërmbrojtësin francez.

Calciomercato ka raportuar se torinezët synojnë huazimin e Badiashilles me mundësi blerje në fund të sezonit.

Që nga transferimi te Chelsea, Badiashille ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje, teksa ka realizuar edhe dy gola.

Komento: