Juventusi jep lajmin e madh për Milanin

11:29 | 09 January 2019

Fabio Paratici drejtori i Juventusit, u takua me agjentin e Medhi Benatia mbrëmë.

Marokeni është i pakënaqur me kohën e tij të lojës me Zonjën e Vjetër dhe po përpiqet të largohet nga klubi e Milanin dhe Arsenalin e duan atë përcjell ORAinfo.

Juventusi nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin në janar, megjithatë sitauat mund të ndryshojë në fund të sezonit, kur Benatia do të ketë vetëm një vit në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.

Marrëveshja prej 3 milionë euro-një vjeçare e Benatzës me Juventusin skadon në vitin 2020 dhe Zonja e Vjetër mund të jetë e hapur për ta shitur atë në verë./ORAinfo/

Komento: