Juventusi ka gati ofertën për Sarrin, por ja çka kërkon Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi ka gati ofertën për Sarrin, por ja çka kërkon Chelsea

15:35 | 25 Maj 2019

Juventusi ka gati ofertën për Sarrin.

Juventusi pritet të presë deri pas përfundimit të Ligës së Evropës për të kërkuar zyrtarisht nënshkrimin e Maurizio Sarrin, me Chelsean që thuhet se është gati të pranojë një kompensim prej pesë milionë eurosh.

Sipas mediumit britanik The Sun, Juventusi ka bërë qasje indirekte ndaj ish-trajnerit të Napolit, por nga respekti për finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit, ata po mbajnë gjithçka më konkrete.

Menjëherë pas asaj ndeshjeje në Baku më 29 maj, Bianconerët mund të kërkojnë atë dhe Chelsea thuhet se është gati të lejojë largimin e Sarrit, por vetëm me kompensim të kontratës.

Përgjigjja pritet të jetë pesë milion euro, duke lejuar pastaj Blutë për të sjellë në skuadër legjendën Frank Lampard nga Derby County.

Objektivat kryesore të Juventusit, Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino, thuhet se janë vështirë të arritshëm pasi mendohet se do të qëndrojnë në klubet aktuale, Manchester City dhe Tottenham Hotspur.

Kandidatët e tjerë për të zëvendësuar Massimiliano Allegrit janë edhe Simone Inzaghi i Lazios dhe trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic.

Por, të gjitha mediat italiane e shohin Sarrin si favorit të nxehtë për të marrë stolin e Juventusit, i cili gjithashtu mund të shohë kthimin e Gonzalo Higuain nga huazimi i tij te Chelsea.

Gazzetta dello Sport pretendon se trajneri italian po kërkon një rrogë prej gjashtë milion euro në vit për të marrë detyrën e trajnerin në Allianz Stadium.

Komento: