Juventusi ka këtë qëllim për Pogbën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi ka këtë qëllim për Pogbën

12:42 | 03 Shkurt 2019

Paul Pogba duket se është synimi i Juventusit, për ta rithyer atë.

Në të kaluarën, 25-vjeçari ka gëzuar një periudhë plot trofe me bardhezinjtë, duke i fituar katër tituj të Serisë A në mesin e trofeve të tjerë gjatë viteve 2012-2016.

Edhe pse e ka rigjetur formën e tij më të mirë nën urdhrat e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer në United, Juventusi do të përpiqet ta transferojë atë nga gjiganti i Premierligës përsëri këtë verë, sipas mediave britanike.

Fituesi i Kupës së Botës i ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në shtatë ndeshjet e fundit në ligë.

Tani, mediat në ishull raportojnë se Juve ende shpreson se do ta bindë mesfushorin për t’iu ribashkuar klubit, në mënyrë që t’i ndihmojë skuadrës ta rrisë dominimin në Itali dhe të bëhet kërcënim edhe më i madh në Evropë.

Komento: