Juventusi ka një lajm për Cuadradon

20:13 | 28 December 2018

Juventusi ka njoftuar se Juan Cuadrado ka pasur një operacion të suksesshëm në gjurin e tij të majtë.

Sulmuesi kolumbian u lëndua kundër Young Boys në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell ORAinfo.

“Sot, Juan Cuadrado iu dha një trajtim arthroscopik në gjurin e tij të majtë për lëndimin e meniskit të jashtëm dhe thyerjen e cartilaginos të raportuar në goditjen që pati gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boys në Bernë”, thuhet në një deklaratë në faqen e Bianconerëve.

“Ndërhyrja, e kryer në Barcelonë nga Dr Cugat, dhe e asistuar nga Udhëheqësi i Shtabit Mjekësor të Juventusit, Dr. Claudio Rigo, ishte krejtësisht i suksesshëm. Lojtari do të fillojë procesin e rimëkëmbjes në ditët e ardhshme “thuhet në njoftimin e klubit italian./ORAinfo/

Komento: