Juventusi kërkon 50 milionë euro për lojtarin e skuadrës së tyre.
Douglas Costa do të shitet gjatë kësaj vere.
Klubi i Juventusit është në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian.
Costa thuhet të jetë dëshira e madhe e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Costa shihet si zëvendësues ideal i Sanes, që u shit te Bayerni gjatë kësaj vere.
Juventusi për ta liruar Costan po kërkon rreth 50 milionë euro shumë kjo që pritet të paguhet nga krerët e klubit anglez.
Costa ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.